Sporti

Statistikë fantastike: Courtois ka pritur 24 nga 25 goditjet e fundit në Champions League, portieri belg vazhdon me formën e mrekullueshme

09/15/2022 11:13
nga:E K

Portieri belg vazhdon të jetë një nivel spektakolar këtë sezon.

Thibaut Courtois vazhdon ta shpëtojë Real Madridin ndeshje pas ndeshje, paraqitjet e tij kanë rënë në sy sidomos në Champions League aty ku ishte protagonisti kryesor në triumfin e “Los Blancos” në finale ndaj Liverpoolit, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fakt shpjegon më mirë se çdo gjë momentin madhështor të Courtois: ai ka ndalur 24 nga 25 goditjet e fundit që ka marrë në Champions League. Vetëm Mahrez, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të fundit, gjeti hapësirën për ta mposhtur. Pjesa tjetër e gjuajtjeve janë pritur nga portieri madrilen, i cili ka tre ndeshje radhazi me portën e pastër: Liverpool (finalja e Champions League), Celtic dhe Leipzig. Në të gjitha këto ndeshje ka qenë protagonist Courtois, i cili sezonin e kaluar theu magjinë e tij në Champions League dhe që këtë sezon është në kërkim të të dytit.

Portieri i Real Madridit ishte edhe një herë vendimtar ndaj Lepizig, me tre pritje golash përpara se Fede të bënte rezultatin 1-0.

/GazetaBlic Sport/