Skuadra e Liverpoolit ka fituar të martën ndaj Ajaxit me rezultatin 2:1, me shumë vështirësi.
Liverpool triumfoi ndaj Ajax me golin e Matip të realizuar në momentet e fundit të ballafaqimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Një moment interesant ka ndodhur gjatë pjesës së dytë, kur Thiago Alcantara u largua nga fusha e lojës, për t’ia liruar vendin Bajcetic.
Ai teksa largohet nga fusha, iu afrohet tifozëve të Liverpoolit dhe me gjestet e tij lë të kuptohet se më shumë po dëgjohen tifozët mysafirë, sesa ata vendas.
Ai bën me shenjë që të përkrahet më shumë ekipi i tyre.
Më poshtë keni pamjet:
Thiago telling his own fans they are being outsang by the away fans ?pic.twitter.com/UvZd9gIit4
— Blair McNally (@BlairMcNally1) September 13, 2022