Lajme

Lajçak nesër në Kosovë, pasdite niset për Shqipëri

09/14/2022 21:38
nga:G B

Emisari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë nesër Kosovën.

Ai pritet të arrijë në Kosovë kah mesi i ditës.

Kështu thonë burime të Gazeta Blic.

Nuk dihet ende agjenda e tij në Kosovë, por mësohet se ai do të udhëtojë për në Tiranë pas mesditës.

Vizitat e Lajçak në Kosovë janë bërë mjaft të shpeshta, që nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel./Gazeta Blic/