Lajme

Kurti i kërkon secilit ministër të tij që t’i çojë pesë të arriturat kryesore përgjatë kësaj kohe qeverisje

09/14/2022 13:01
nga:Genita C

Kryeministri Kurti, i kërkoi secilit minsitër të tij sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur vet ai, në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

“Secili prej ministrave t’i sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje – meqë nesër bëhen aq. Do të m’i sjellin këto të arritura, por edhe t’i përmendin që janë të këqijat që i kemi ndalë. Por. duhet të ketë edhe të mira që s’duhet të jenë fare në raport me të keqën”, tha Kurti në një konferencë për medie.