Sporti

Lewandowski nuk foli shumë pas ndeshjes, ai e tha vetëm një fjali për media

09/14/2022 08:40
nga:L J

Bayern Munich ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Disa raste të mira humbi Robert Lewandowski, i cili nuk ishte në humorin më të mirë pas takimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit Tobi Altschaeffl, Lewandowski nuk foli shumë pas ndeshjes, ai tha vetëm një fjali.

“Nuk ishte aq e thjeshtë”, tha sulmuesi polak.

Barcelona do të përballet me Elchen në shtëpi në ndeshjen e ardhshme të ligës. Takimi do të luhet të shtunën në orën 16:15.

/GazetaBlic Sport