Lajme

ZPS kërkoi 35 vite burgim për Salih Mustafën, reagon Klinaku: Nuk pritet gjë tjetër nga prokurorë që mund të quhen mafiozë

09/13/2022 17:12
nga:G B

Zyra e prokurorit të specializuar në Gjykatën Speciale ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me 35 vite burgim.

Pas kësaj ka reaguar u.d i kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se nuk pritet gjë tjetër nga një ZPS, prokurorët e së cilës lirisht mund të quhen mafiozë.

“Nga një ZPS, prokurorët e së cilës lirisht mund të quhen mafiozë, nuk pritet gjë tjetër”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Blic/