Sporti

Neymar tha se e frikëson me lojën e tij, reagon Rudiger: Jam agresiv, por s’kam marrë kartonë të kuq qe 5 vjet

09/13/2022 14:50
nga:L J

Neymar së fundmi ka deklaruar se Rudiger  është mbrojtësi që e frikëson më shumë, sepse është shumë i madh dhe i fortë.

Qendërmbrojtësi gjerman thotë se nuk e dinte se po u shkaktonte frikë kundërshtarëve dhe theksoi se ai është një lojtar agresiv, por gjithmonë përpiqet të luajë drejtë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk di çfarë të them për atë deklaratë. Nuk e di nëse tremb dikë. Më pëlqen të jem agresiv, por i drejtë dhe gjithmonë të luaj drejtë”, tha ai në konferencë.

“Statistikat e mia e tregojnë këtë. Në pesë vitet e fundit nuk kam marrë asnjë karton të kuq”, tha mbrojtësi në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport