Këtë të martë nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të mbahet seanca e 77 e saj.
Diskutimet kryesore do të mbahen midis datave 20-26 shtator, derisa temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova.
Në New York do të qëndrojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Tema të tjera të diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale globale, duke nisur nga lufta në Ukrainë.Asamblesë me një fjalim do t’i drejtohet edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.


