Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me Këshillin Grevist të SBASHK-ut.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se i kanë dërguar ftesë Këshillit Grevist të SBASHK-ut dhe se takimi pritt të mbahet në mëngjes.
Ndryshe, greva ka hyrë në javën e tretë dhe SBASHK-u ka thënë se greva do të vazhdojë derisa nuk ka dialog nga ana e Qeverisë.


