Sporti

Asensio u nervozua pasi nuk u fut në lojë ndaj Mallorcas, Ancelotti: E kam parasysh – do ta mendoj këtë

09/12/2022 10:13
nga:L J

Real Madrid ka mposhtur 4:1 Mallorcan në xhiron e pestë të La Ligës dhe ka arritur pikët maksimale në kampionat.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Vedat Muriqit në minutën e 35-të, ndërsa Federico Valverde barazoi në fundin e pjesës së parë. Vinicius Junior shënoi për golin e avantazhit në minutën e 72-të dhe me golat e Rodrygo në të 89-ën dhe Antonio Rudiger në minutën e 93-të, kampionët e Evropës dhe Spanjës vulosën triumfin, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Realit, Marco Asensio mori vëmendjen në këtë duel, por jashtë vijave të fushës. Trajneri Carlo Ancelotti e dërgoi spanjollin për tu ngrohur në pjesën e dytë. Asensio shpresonte për minuta, por Nacho, Modric, Camavinga dhe Carvajal erdhën nga pankina. Trajneri italian nuk gjeti hapësira për Asension në këtë ndeshje, gjë që e zemëroi shumë Asension.

Asensio goditi shishen e ujit dhe i nervozuar u ul në stol.

“Asensio është i zemëruar sepse nuk po luan? Jam dakord me të, do ta kem parasysh këtë”, u tha Ancelotti gazetarëve pas fitores së Realit.

/GazetaBlic Sport