Sporti

Gjest i veçantë, Saint Maximin mori një grup fëmijësh në një dyqan lodrash dhe u bleu gjithçka që dëshironin

09/12/2022 09:19
nga:L J

Ylli i Newcastle, Allan Saint Maximin bëri realitet ëndrrat e një grupi fëmijësh duke i çuar ata në një dyqan lodrash dhe duke u blerë gjithçka që dëshironin.

Që kur iu bashkua klubit në vitin 2019, ai është bërë i preferuari i tifozëve si brenda dhe jashtë fushës.

Në fushë, ritmi dhe aftësitë e tij mahnitën tifozët, ndërsa veprimet e tij jashtë fushës kanë tërhequr gjithashtu shumë vëmendje.

Saint Maximin ishte së fundmi në një event të organizuar nga Helios Pantheon, një koleksion i NFT. Ndërsa ishte në ngjarje, ai ftoi një grup fëmijësh në një dyqan lodrash dhe u zotua se do t’u blinte gjithçka që dëshironin.

Francezi shkroi në Twitter: “Kjo ishte ëndrra ime kur isha fëmijë. Për të qenë në gjendje të blija të gjitha lodrat që doja në një dyqan, për fat të keq nuk e pata këtë mundësi, kështu që doja shumë t’u jepja këtë mundësi fëmijëve që erdhën në eventin Helios.

/GazetaBlic Sport