Lajme

Besnik Tahiri: Kryeministër, të hënen fëmijët duhet të shkojnë në shkollë!

09/11/2022 12:08
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është obligim e secilës Qeveri që të takojë përfaqësuesit e Sindikatave, raporton Gazeta Blic.

Tahiri thotë se mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana është pazotësi dhe arrogancë.

Ai e ka ilustruar shkrimin e tij me një moment ku gjatë qeverisjes Haradinaj, sindikalistët ishin pritur në zyrë nga kryeministri Haradinaj.

“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim” shkruan Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.

Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.
Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.

Shiheni se si ka qenë qasja jonë.

Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim.
Bëjeni atë.