Skuadra e Milanit ka marrë një fitore mjaft me rëndësi dje në udhëtim ndaj Sampdorias me rezultatin 1:2.
Ekipi i Piolit luajti tërë pjesën e dytë me një lojtarë më pak, pasi Rafael Leao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, me ç’rast do ta humb takimin ndaj Napolit javën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Në tentim për të shënuar me “roveshatë”, Leao goditi fuqishëm në kokë mbrojtësin e Sampdorias, Ferrarin, ku edhe mori ndëshkimin nga gjyqtari.
Megjithatë, Leao nuk doli nga fusha pas kartonit të kuq, derisa u sigurua që kundërshtari u zgjua dhe ishte mirë.
Një gjest i Leoas që ka marrë vërtetë lavdata në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport


