Skuadra e Interit ka fituar dje ndaj Torinos me rezultatin minimal 1:0, me golin e Brozovic në minutën e 89’të.
Një fitore që Interi e mori me shumë vështirësi, pasi skuadra e Torinos ishte mjaft e organizuar – megjithatë pritjet e Handanovic dhe magjia e Barellës dhe Brozos i sollën tre pikë trajnerit Inzaghi, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë – jo gjithçka eci mirë në ndeshje.
Një momet për lojtarin Bellanova, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë ishte mjaft i sikletshëm për të. Teksa ai tentoi të bënte driblime, u rrëzua pa e prekur askush, gjë që shkakoi të qeshura në rrjetet sociale.
Ja pamjet:
Sto piangendo Bellanova che cesso pic.twitter.com/t4WkWRPABo
— LP #19 ??? (@iamLP9) September 10, 2022


