Objekti i vjetër i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Rashan të Mitrovicës është kapluar nga zjarri të premten.
Fakti se nuk ekziston më ky objekt po i mërzit banorët, pasi i njëjti gjatë luftës kishe shërbyer si shtab ushtarak.
Banorët e tjerë këtu morën trajtime deri në vitin 2011, kur më pas u ndërtua objekti i ri përkrah tij. As ky nuk u shpëtoi lehtë nga flakët, njofton Klan Kosova.
“Objekti i ri ka qenë pak i përfshimë, zjarrfikësit e kanë kryer punën e tyre” , ka thënë Fevzi Sylejmani, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Mitrovicë.
Dëme në njerëz nuk pati, pasi ka tre vite që as objekti i ri nuk ka qenë funksional.


