Sporti

“Xhebrailat” reagojnë ashpër pas dënimit të Prishtinës: “Standade të dyfishta”

09/09/2022 18:06
nga:E K

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar FC Prishtinën pas ngjarjeve të xhiros së fundit në derbin me Ballkanin.

Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” sulmuan tifozët mysafirë “Xhebrailat” në stadiumin “Fadil Vokrri” meqë rast 3 persona u therën, shkruan GazetaBlic Sport.

Komisioni Disiplinor pas shqyrtimit të rastin ka marrë vendim që FC Prishtina të dënohet me 1200 euro gjobë, të kryejë obligimet financiare për rinovimin e ulësve të stadiumit si dhe 2 ndeshje lojë jashtë shtëpisë.

Lidhur me këtë dënim kanë reaguar tifogrupi i Ballkanit, “Xhebrailat” të cilët dënimin e shqiptuar nga Komisioni Disiplinor i FFK’së e cilësuan si të “lehtë” marrë parasysh lëndimet në anën e tyre.

“Në qoftëse therrja me thik e tifozërive, dhe futja e thikave në stadiume dënohet me 2 ndeshje në terrenë tjetër.
Ku është dënimi këtu?!
Çka nëse do të ndodhte në Suharekë, me siguri që do dënoheshim për dy vite.
STANDARDE TË DYFISHTA!

/GazetaBlic Sport/