Sporti

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës, ja kush e drejton derbin mes Ballkanit dhe Dritës

09/09/2022 10:50
nga:Mergim Rreci

Albi Mall Superliga vazhdon në këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Trepça ’89, janë dy ndeshjet e para që zhvillohet ditën e shtunë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mervan Bejtullahu do ta drejtojë ndeshjen në “Liman Gegaj”, kurse Ilir Mehmet do ta ndajë drejtësinë në takimin në Skenderaj.

Super derbi mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të dielën, me takimin që do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Mentor Ajeti do ta gjykojë këtë ndeshje me ndihmësit Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Lideri aktual i Superligës, Gjilani pret Prishtinën derisa drejtësinë do ta ndajë Visar Kastrati, ndërkohë në sfidën Ferizaj – Llapi, do të gjykojë Genc Nuza.