Lajme

Haradinaj për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II: Populli ynë, gjithmonë falënderues për kontributin e saj në pavarësinë e Kosovës

09/08/2022 20:14
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për gjithë familjarët e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq sot në moshën 96 vjeçare, raporton GazetaBlic.

 

Haradinaj shkroi se, populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues për kontributin që dha Mbretëresha, për pavarësinë e vendit tonë.

Postimi i plotë:

Mbretit Charles III, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve të Commonëealth, iu shprehim ngushëllimet më të përzemërta, për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Populli i Kosovës, gjithmonë falënderues për kontributin e saj dhe të Britanisë së Madhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

U prehtë në paqe!

Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Dhjetë ditë zie në Britani pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II