Lajme

Dhjetë ditë zie në Britani pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

09/08/2022 19:46
nga:Genita C

Britania do të hyjë në dhjetë ditë zie zyrtare për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Ndërsa përgatitjet po zhvillohen për funeralin, procesi i pranimit për një kreu të ri të shtetit fillon menjëherë, raporton Daily Mail.

Princi Charles, 73 vjeç, është tani efektivisht mbret, megjithëse protokolli dikton që ai të shpallet si monark i ri një ditë pas vdekjes së Mbretëreshës.

Vdes Mbretëresha Elizabeth II