Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar reagimin e kryeministrit Kurtit, ku ky i fundit në mënyrë specifike ka akuzuar Gjykatën Themelore në Prishtinë, se s’po e trajtojnë një lëndë të Lëvizjes Vetëvendosje që ka të bëjë me një pronë publike në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Molliqaj thotë se “gënjeshtra po rritet, bashkë me pushtetin”.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Molliqaj shkruan edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ku thotë se po shfrytëzohet nga pushteti për edhe më shumë dhunë.
“Faktet e paraqitura janë gjysmë të vërteta, ose gënjeshtra të plota. Ai e di që rasti i NPB-së për masën e sigurisë është gjykuar tashmë, në Themelore e në Apel. Kurse hienat e tij propaganduese, nga Albulena Haxhiu tek asamblistët e VV-së në Prishtinë kanë dalur gēnjeshtarë mbi çdo pretendim. Çështja pra është e kryer.
Në rastin e padisë rreth energjisë elektrike, përtej kohëzgjatjes, pse Kurti nuk informon për vendimin e Gjykatës Supreme? Në fund, çështja e apostrofuar aty është vendosur siç ka dashur pushteti. Por, Kurti nuk e tregon këtë fakt. Sepse insinuatat dhe shtrembërimi i fakteve janë mënyra e tij. Qëllim është kontrolli në secilën pore të shoqërisë”, shkruan ndër të tjera Molliqaj.
Postimi i plotë:


