Ballkani po luan sot ndeshjen historike ndaj Cluj.
Ndeshjen e parë të fazës së grupeve të “Europa Conference League” Ballkani po e luan në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri“, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas 30 minutave lojë ndeshja ishte kryesisht e ekuilibruar me të dyja skuadrat që po e kërkojnë golin herë pas here.
Rastin më të mirë deri tani e pati skuadra mysafire, ku pas humbjes së topit nga ana e Qendrim Zybës në zonën e rrezikshme, lojtari kundërshtar gjuajti rrezikshëm në portën e Stivi Frashërit i cili intervenoi për mrekulli për të mbajtur portën e paprekur.
Rezultati është i pandryshuar 0-0.
/GazetaBlic Sport/


