Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa ka reaguar pas zyrtarizimit të Doarsa Kicës në këtë subjekt politik, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook – “Të LDK-së jemi dhe te LDK do të kthehemi”.
Ndryshe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi disa herë ka deklaruar publikisht se edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do t`i bashkohen subjektit që përfaqëson.


