Sporti

Po fliste si futbollist i Napolit pas një super ndeshje ndaj Liverpool, djali i Simeones i gëzohet fitores së Atletico Madrid

09/08/2022 12:28
nga:Mergim Rreci

Giovanni, djali i trajnerit të Atlético Madrid, Diego Simeone, jetoi një natë të vërtetë ëndrrash, duke shënuar në debutimin e tij në Champions League për Napolin, kundër Liverpool.

Sulmuesi 27-vjeçar, i transferuar këtë sezon nga Napoli nga Verona, foli drejtpërdrejt në fund të ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren 4-1 të Napolit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një fakt interesant është se ai përfundoi duke festuar golin që Griezmann shënoi ndërkohë ndaj FC Porto, gol ky që e gëzoi sepse po fitonte skuadra e drjtuar nga babai i tij.