Lajme

Zgjedhet nënkryetarja e gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e gjykatës Themelore në Prizren

09/08/2022 12:12
nga:N M

Po mbahet takimi i 294-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar nënkryetarja e Gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit miratuan propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës së Apelit, gjyqtaren Kadrije Goga – Lubishtani si dhe propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, gjyqtaren Raima Elezi, me mandat të njëjtë me kryetarët e gjykatave respektive.

Donika Gërvalla e Faton Peci – si do të veproj KQZ në rastin kur një parti politike udhëhiqet nga dy kryetarë?