Sporti

Ballkani – Cluj, kjo skuadër konsiderohet si më favorite nga bastet

09/08/2022 10:28
nga:Mergim Rreci

Ballkani e shkruan historinë e futbollit kosovar sot.

Skuadra kosovare debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit, shkruan GazetaBlic Sport.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rumunët vlerësohen si më favoritë në këtë takim, me bastet që fitoren e tyre e kanë kuotuar me kuotë 2.15, barazimin me 3.40, kurse fitoren e Ballkanit me kuotë 3.40.

Megjithatë, Ballkani e ka dëshmuar edhe në ndeshjet e kaluara që nuk e ka problem aspak këtë fakt, duke triumfuar në shumicën prej tyre.