Lajme

Parashikimi i motit për nesër

09/07/2022 22:38
nga:Y I

Nesër pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me diell, njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Pasdite priten vransira kalimtare.

Njoftimi i plotë:

8.09 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite me vransira kalimtare.

9.09 – Mbetet nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell, e gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, që vende-vende japin kushte edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

10.09 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

11.09 – Pjesërisht vranët paradite. Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima. Ka mundësi që reshjet vende-vende të jenë më intenzive.

12.09 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet pas një rritjeje deri në 30C ditën e enjte, zbresin në 24C deri 27C në fundjavë, e të hënën edhe në 21C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-10m/s, e nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe lehtazi nën vlera normale.