Lajme

Nagavci: Gjatë javës në dëgjim publik projektligji për paga

09/07/2022 21:49
nga:Genita C

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëri me dije se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik, koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha Nagavci në RTK.

Sipas saj grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.