Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur kinge, Rita Orën.
Ai ka postuar një fotografi të këngëtares në llogarinë e tij në Facebook, me fustanin kuq e zi dhe shqiponjë të dizajnuar nga Valdrin Sahiti.
“Faleminderit kinge”, shkroi Rama.
Rita Ora performoi të martën para mijëra njerëzve në sheshin “Skenderbej” ku hyrja ishte falas. Ajo elektrizoi Tiranën me hitet e saj, njofton Klankosova.tv.