Sinisa Mihajlovic është shkarkuar nga posti i trajnerit të Bolognas.
Tre pikët në vetëm pesë ndeshje (tre barazime dhe dy humbje) shkaktuar largimin e trajnerit 53-vjeçar.
Vendimi është marrë sot pas një takimi të drejtuesve. Mihajlovic kishte kontratë deri në qershorin e ardhshëm.
Mihajlovic mori drejtimin e Bolognas në vitin 2018. Në këto sezone ai ka arritur 46 fitore në 143 ndeshje.
/GazetaBlic Sport


