Lajme

U kritikua për paralajmërimin e kallëzimin penal ndaj një qytetari, reagon Haxhiu

09/06/2022 10:52
nga:G B

Ministrja Albulena Haxhiu ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj saj, pas paralajmërimit për kallëzim penal ndaj një qytetari që ironizoi me të në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë se Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.

Postimi i saj i plotë:

Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.

Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!