Sporti

Ja cila skuadër konsiderohet favorite për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve

09/06/2022 08:55
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri.

Sezoni 2022/2023 fillon sot, me disa ndeshje fantastike që do të luhen në arenat e ndryshme në evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Faqja e internetit “FiveThirtyEight”, ka bërë një analizë ku tregojnë shanset në përqindje që kanë ekipet për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ajo që bie në sy është se Real Madrid, kampioni i sezonit të kaluar, ka një shans prej 6% për të ngritur trofeun. Sipas studimit në fjalë, Bayer Munich është ekipi që ka më shumë shanse për ta fituar me 20%, i dyti është Manchester City me 18% dhe në vendin e tretë është PSG me 16%.

Barcelona, edhe pse ka bërë një merkato shumë të mirë, renditet në vendin e 6-të për ta fituar trofeun me 5% shanse.