Sporti

Tuchel: Jam i lumtur që Kepa vazhdon të jetë lojtar i ynë, ofertat nuk ishin të kënaqshme

09/05/2022 13:29
nga:E K

Kepa Arrizabalaga ishte afër largimit nga Chelsea.

Pas ardhjes së Mendyt te “Blutë”, Kepa ka humbur vendin si startues te klubi anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Kepa kishte ofertë serioze nga Napoli, por që në fund nuk rezultoi e kënaqshme as për belgun as për klubin.

Tuchel foli për situatën e portierit:

“Ai kontrolloi opsionet e tij në verë për të cilat ne ishim në dijeni. Ato nuk ishin të kënaqshme për të dhe për ne, kështu që ai qëndroi”, tha fillimisht ai.

“Jam shumë i lumtur për këtë. Unë kam qenë gjithmonë shumë i qartë me Kepën se doja që ai të qëndronte”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/