Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Prishtina – Ballkani.
Pjesa e parë e këtij ballafaqimi ka përfunduar me rezultatin 0-1, në favor të kampionëve në fuqi, FC Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Në rastin e parë të rrezikshëm, FC Ballkani shënoi me Albion Rrahmanin.
Rrahmani shënoi pas asistimit të Thaqit në minutën e fundit të pjesës së parë.
Kujtojmë se ndeshja nisi me 10 minuta vonesë, shkaku i përleshjeve mes tifozëve.
/GazetaBlic Sport


