Sporti

Një pikë në pesë ndeshje, Armend Dallku nuk flet fare për media pas humbjes ndaj Gjilanit

09/04/2022 17:22
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka fituar edhe tre pikë tjera mjaft me rëndësi në Superligën e Kosovës.

Gjilani ka triumfuar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Dukagjini tani thellon krizën e madhe, pasi në pesë ndeshjet e para ka vetëm një pikë të fituar, atë ndaj Llapit 1:1.

Trajneri Armend Dallku nuk ka pranuar të flasë për media pas kësaj humbje.

Duket se atmosfera tek klubi nga Klina ‘nuk është e mirë’ në startin e këtij sezoni…

/GazetaBlic Sport