Sporti

Soyuncu në radarin e Galatasaray, lihet jashtë skuadrës së Leicester për ndeshjen e sotme

09/04/2022 15:21
nga:E K

Soyuncu nuk është pjesë e skuadrës së Leicester për ndeshjen e sotme.

Qendërmbrojtësi turk, Çaglar Soyuncu është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Brendan Rodgers.

Leicester luan përballë Brighton me fillim nga ora 15:00, por Soyuncu nuk do të jap kontributin e tij.

Lojtari vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te gjiganti turk, Galatasaray.

Lënia jashtë skuadre nxit edhe më shumë spekulime, për një marrëveshje tashmë të mbyllur.

Transferimi i lojtarit te Galatasaray duket vetëm çështje kohe.