Lajme

Dhunoi nënën e tij, arrestohet djali

09/04/2022 13:33
nga:G B

Dhunoi nënën e tij, vendoset në pranga djali Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”,K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Denoncimi është kryer nga vetë nëna e djalit.

Materialet i kaluan Prokurorisë.