Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës, dosjen për Vettingun.
Këtë gjë, Haxhiu e bëri të ditur përmes një konference për medie bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.
Haxhiu tha se pas një pune intensive, në qershor morën dritën e gjelbër për Vettingun, ndërsa tani po dorëzohet në Kuvend, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Pas një pune intensive, e konsultimeve me grupe parlamentare, po e dorëzojmë në Kuvend dosjen për dokumentet e Vettingut, përfshirë amandamentet kushtetuese për Vettingun, draftin, projektligjin për Vettingun, e dokumentin shpjegues lidhur me Vettingun, të hartuar nga Minsitria e Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.


