Sporti

Drita e ‘shkatërron’ Llapin, Malisheva merr fitore me shumë vlerë ndaj Trepçës ’89

09/03/2022 17:00
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita e ka mposhtur bindshëm skaudrën e Llapit, 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” triumfuan me dy golat e Besnik Krasniqit (10′, 26′) një të Almir Kryeziut (46′) dhe një të Simonovskit (57′).

Në anën tjetër, Trepça ’89 ka dështuar në stadiumin e saj, atje ku u mposht nga skaudra e Malishevës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2 me 3.

Gavazaj dy herë dhe Bajramaj shënuan për Malishevën, kurse MBA dhe Dushi për Trepçën ’89.

/GazetaBlic Sport/