Sporti

Marcos Alonso kryen stërvitjen e parë, Barcelona publikon videon

09/02/2022 19:34
nga:Mergim Rreci

Marcos Alonso tashmë është stërvitur, këtë të premte, për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj nën drejtimin e Xavi Hernández. E njëjta gjë ndodhi me Héctor Bellerín.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ishte transferimi i fundit në tregun e ngarkuar të Barcelonës, pasi iu bashkua katalanasve pas largimit nga Chelsea, i përfshirë në marrëveshjen që çoi Pierre-Emerick Aubameyang në Londër, përcjell GazetaBlic Sport.

E vërteta është se Marcos Alonso nuk është ende i regjistruar për Barcelonën në La Liga, kështu që nuk dihet nëse ai mund të jetë një opsion për Xavi për ndeshjen kundër Sevillas të shtunën.