Ish kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është takuar me tenistin serb, Novak Djokovic.
Abazovic u deklarua shumë i lumtur për mundësinë e takimit me tenistin serb, tenist ky që tradicionialisht punon kundër pavarësisë së Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.
Djokovic është njëri nga tenistët që madje ka kërcënuar Kosovën edhe me luftë dhe pa fije profesionalizmi sportiv ka përzier çështjen politike, madje duke ndryshuar edhe realitetin që sot jetojmë.
“Takimi me legjendën botërore dhe një nga sportistët më të mëdhenj Novak Djokovic , në rolin e tij të sotëm të prezantuesit të verës”, shkruajti Abazovic në ‘Twtiter”.
Afër tij ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Meeting with the world legend and one of the greatest athletes @DjokerNole, in his today's role of wine presenter ??? pic.twitter.com/EvHmTDiLCg
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) September 1, 2022


