Me tregun e transferimeve të pa mbyllur në Turqi, Galatasaray kishte mjaft kohë për të negociuar me PSG-në të premten për të përfunduar huazimin me një opsion për blerje të Mauro Icardit.
Dhe sipas informatorit italian Rudy Galetti marrëveshja tashmë është e plotë dhe sulmuesi argjentinas do të mbërrijë këtë të premte në mbrëmje në Stamboll për t’u angazhuar me Galatasaray, përcjell GazetaBlic Sport.
Transferimi i tij do të bëhet me formulën e huazimit, me skuadrën turke që ka të drejtën e blerjes në fund të merkatos.

/GazetaBlic Sport/


