Lajme

Veselaj-Gutaj: Të gjitha shkollat në Prizren janë në grevë

09/01/2022 18:36
nga:G B

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka thënë se të gjithë mësimdhënësit në komunën e Prizrenit janë në grevë.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka theksuar se mësimdhënësit e kanë të drejtën e tyre dhe në këtë rast janë duke e mbështetur grevën e thirrur nga sindikata e arsimit.

“Sot nuk është mbajtur mësimi. Të gjithë mësimdhënësit dhe të gjitha shkollat e kanë mbështetur grevën e thirrur nga sindikata e arsimit”.

“Realisht mësimdhënësit lajmërohen në punë nga data 15 gusht dhe kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për vitin e ri shkollor. Mirëpo ata e kanë të drejtën e tyre dhe në këtë rast e mbështesin grevën”.