Sporti

Zyrtare: Manchester United siguron shërbimet e portierit sllovak

09/01/2022 18:38
nga:Mergim Rreci

Heco Dubravka ka nënshkruar për Manchester United në formë huazimi një sezon.

Portieri do të kalojë sezonin 2022/23 tek United me klubin që ka mundësinë ta bëjë transferimin të përhershëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi sllovak ka luajtur mbi 125 ndeshje në Premier League në pesë sezonet e fundit dhe ai ka 29 paraqitje për vendin e tij.

“Të bashkohem te Manchester United është një moment i veçantë në karrierën time dhe mezi pres të filloj dhe ta ndihmoj grupin të arrijë ambiciet e tij”, tha ai.