Lajme

Ambasadori amerikan mirëpret zbatimin e qetë të marrëveshjes në kufi: Thelbësore për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

09/01/2022 15:35
nga:G B

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi për lirinë e lëvizjes, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrjes/daljes. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për ?? & ??. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Blic/