Ndërron jetë në spitalin e Durrësit një grua e paraqitur me plagë të rënda thike.
Rreth orës 16:15 është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Durrës A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 në këtë qytet.
Nga deklarimet paraprake dyshohet se gruaja është vetëplagosur me mjet prerës (thikë).
Si pasojë e plagëve ajo ka humbur shumë gjak dhe ka ndërruar jetë në spital me gjithë ndërhyrjet e mjekëve.
Mbeten ende mister shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.
Në pyetje janë marrë të afërm dhe familjarë të saj.


