Sporti

Alexander Isak pritet të debutojë sonte ndaj Liverpool

08/31/2022 18:41
nga:Mergim Rreci

Alexander Isak (22 vjeç) është ndër zgjedhjet e Newcastle për t’u përballur sonte me Liverpool.

Sulmuesi suedez ishte i padisponueshëm për t’u përballur me Wolverhampton të dielën e kaluar, për shkak të mungesës së vizës së punës, e cila, megjithatë, tashmë i është dhënë, duke qenë në gjendje të debutojë për klubin e tij të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

I ardhur nga Real Sociedad (Spanjë), Isak iu bashkua Newcastle të premten e kaluar për një rekord prej 70 milionë eurosh.