Sporti

Ndeshja spektakolare mes Prishtinës dhe Ballkanit, hyrja falas për shikuesit në Jug dhe Veri të stadiumit “Fadil Vokrri”

08/31/2022 18:02
nga:Mergim Rreci

Të dielën, FC Prishtina përballet me FC Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave të mëdha të Superligës, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Prishtina ka njoftuar se biletat për tifo-grupin ‘Plisat’ do të jenë falas, të cilët do të vendosen në Jug, por që falas biletat do të jenë edhe për tribunat në Veri.

Çmimi i biletave për Lindje është 1 euro, kurse në Perëndim 2 euro.