Sporti

E konfirmon Ten Hag, Ronaldo nuk do të largohet nga Manchester United

08/31/2022 13:39
nga:L J

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga skuadra e Manchester United në këtë afat kalimtar.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i tij, Ten Hag, i cili në një konferencë për media tha se Ronaldo do të qëndrojë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është e qartë na duhen lojtarë me kualitet, sepse kemi shumë ndeshje. Na duhen shumë lojtarë, pasi kemi shumë ndeshje”, tha Ten Hag.

Kujtojmë se Ronaldo ishte lidhur me një largim nga ‘Djajtë e Kuq’ që nga fillimi i merkatos.

/GazetaBlic Sport