Lajme

Protestuesit me brohoritma për Kurtin: Duam veprime, jo statuse në Facebook

08/31/2022 13:28
nga:Genita C

“Duam veprime jo statuse”. Kjo është thirrja para Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, më pas te Kuvendi e tash te kryeministria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar të hënën për rastin e 11-vjeçares.

Ashtu kanë vepruar edhe presidentja dhe ministrat e Qeverisë.

Por protestuesit po kërkojnë që të ketë veprime e jo statuse në rrjetet sociale.

Protestuesit bëjnë me ngjyrë të kuqe edhe Prokurorinë e Këshillin Gjyqësor (FOTO)