Lajme

Protestuesit bëjnë me ngjyrë të kuqe edhe Prokurorinë e Këshillin Gjyqësor (FOTO)

08/31/2022 13:15
nga:Genita C

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur protesta pas rastit të përdhunimit të një vajze 11 vjeçare nga pesë persona.

Disa protestues kanë hedhur ngjyrë të kuqe në dyert e ministrisë së Drejtësisë.

Më pas ata kanë bërë me ngjyrë edhe ndërtesën e Prokurorisë dhe atë të Këshillit Gjyqësor.